Rama në Vaun e Dejës:Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës

10 Janar 2021, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2021-01-10 16:07:53

Kryeministri Edi Rama pas Obotit të Shkodrës, ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, tw cilwn e ka konsideruar si zemrwn e problemit të përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfekte.