REPORTAZH/ Mokra e Poshtme, nga qytetërimi Ilir te liqenet akullnajore, zbuloni thesaret e historisë dhe natyrës

5 Gusht 2020, 19:34 | Përditesimi i fundit: 2020-08-07 16:54:17

Destinacioni ynë është pikërisht Mokra e Poshtme. Së bashku do të zbulojmë hiret dhe bukuritë e kësaj zone që mbi supe mban historinë e lashtë. Në këtë udhëtim ne nuk jemi vetëm na shoqëron edhe arkeologia Froseda Tola dhe Gani Bego specialist pranë ADZM Korçë.

"Sot do të bëjmë itinerarin Pogradec-Liqenet e Lukovës. Në bazë së strategjisë së zhvillimit të turizmit nga administrata e zonave të mbrojtura, ky është një nga itineraret e propozuara për të prodhuar një broshurë të mirëfilltë bashkë me pikat dhe atraksionet kryesore që vizitohen gjatë këtij itinerari", u shpreh Gani Bego.