Reportazh/ Report Tv brenda spitalit COVID/2! Mjekët rrëfejnë 'bashkëjetesën' me koronavirusin! Sanitarja: Në 32 vite punë kjo është sëmundja më e vështirë

4 Maj 2020, 20:53 | Përditesimi i fundit: 2020-05-05 15:41:48

Report Tv ka qenë sot në spitalin Shefqet Ndroqi i shndërruar tashmë në Spitalin COVID/2.

Gazetarja Doris Sallaku dhe operatori Mirsal Hajdarmataj do t’ju sjellin pamje e dëshmi të të infektuarëve që ia kanë dalë të shërohen, por edhe atyre që qëndrojnë në pritje të rezultatit përfundimtar.

Reportazhi në vijim do t'ju njohë edhe me përditshmërinë e mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe të gjithë stafit shëndetësor në këtë spital, por edhe përjetimet e tyre emocionale jo vetëm gjatë orarit të punës por edhe se si kanë mundur frikën nga virusi i padukshëm.