Reshje dëborë në jug-lindje, aksi i Dardhës kalohet vetëm me zinxhirë

11 Mars 2021, 07:42 | Përditesimi i fundit: 2021-03-11 08:07:59

Korçë-Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e ulëta por edhe të larta në juglindje. Trashësia e dëborës varion nga 5-15 cm në Dardhë.

Sipas të dhënave aksi i Dardhës kalohet vetëm me zinxhirë edhe pse është punuar gjatë natës, akset e tjera kalohen pa probleme por duhet kujdes. Vijon puna për pastrimin e aksit të Dardhës.