Reshje shiu e dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, në Dardhë kalimi me zhinxhirë ose goma dimërore

26 Janar 2021, 08:56 | Përditesimi: 26 Janar 2021, 08:56

Në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje  shiu dhe dëbore e shkrirë me intensitet mesatar si dhe dëborë  në zonat 1250m mbi nivelin e detit.

Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëbores  arrin nga 5 cm - 8 cm. Aktualisht po punohet për mirëmbajtje dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje.

Kalimi i mjeteve nga km 7 - 13 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e paradites.

Kalimi i mjeteve ne akset e tjera rrugore  pa probleme.

b.ha./Shqiptarja.com