Reshje të dendura dëbore në qytetin e Kukësit

31 Mars 2020, 21:07

Në verilindje nisën reshje të dendura dëbore të shoqëruara me erë të fortë. Temperaturat e ajrit zbritën në 3 gradë.

Në rrugët e Kukësit shihen vetëm mjetet e policisë së shtetit, policisë ushtarake dhe bashkiake që monitorojnë situatën në orarin e kufizimit të lëvizjeve.

Nuk raportohet për probleme që vështirësojnë qarkullimin rrugor pasi reshjet e deborës ende nuk kanë arritur të krijojnë shtresa në rrugë, gjithesesi mjetet borëpastruese në Rrugen e Kombit kanë nisur lëvizjet për trajtimin me kripë në të gjithë gjatësine e segmentit Morinë - Tunel i Kalimashit.

Reshjet e dëborës pritet të vijojnë përgjatë gjithë orëve të natës ne vijim deri në orët e paradites së nesërme.