Reshje të dendura me intensitet edhe në qarku e Lezhës, pa probleme me energjinë eklektike

25 Janar 2021, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 11:40:55

Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë ka pasur edhe në qarkun e Lezhës.

Fatkeqësisht, nën ujë janë 250 ha sipërfaqe e tokave bujqësore, nga të cilat 150 ha janë në Zadrim dhe 100 ha në Tovoricë.

Në pjesën më të madhe të qarkut furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është një ndër çështjet pa problematika, por ditën e djeshme për shkak të erës së fortë është ndërprerë energjia elektrike në linjat e njësive administrative Balldre dhe Blinisht, megjithatë ato janë riparuar menjëherë nga OSHE-ja.

Rrugët nacionale dhe rurale bashkiake janë lehtësisht të kalueshme dhe pa problematika serioze.

Strukturat e specializuara dhe të posaçme janë në gatishmëri të plot për ndjekjen dhe ndërhyrjen në situata emergjente.