Reshje të dendura shiu në Lezhë, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe dhe mbulojnë disa akse rrugore! Vështirësohet lëvizja e qytetarëve

8 Qershor 2022, 13:37

Rajoni i Lezhës u përfshi nga stuhi me reshje te dendura shiu paraditen e kësaj të mërkure, të cilat sollën probleme. Në Shëngjin ujerat e zeza dolën në sipërfaqe, duke mbuluar një pjesë të akseve rrugore, në zonën e Kunes dhe qendrën e qytetit.