Reshje të dendura shiu/ Përmbytje pranë ujësjellësit në Kombinat, demtohen dy automjete

14 Prill 2019, 16:35 | Përditesimi: 14 Prill 2019, 17:31

Reshjet e shiu kanë vijuar edhe ditën e sotme në kryeqytet, me intensitet akoma më të lartë, duke sjellë përmbytje në zonën e Kombinatit.

E gjithë rruga pranë zyrave të UKT është përmbytur pas reshjeve të dendura duke sjellë vështirësi për kalimin e kalimtarëve dhe automjeteve.

Ndërkohë mësohet se 2 automjete janë prishur si pasojë e futjes së ujit në motor. 

r.k./Shqiptarja.com