Reshjet/ Bie niveli i Ishmit gjatë natës, dhjetra hektarë tokë ende nën ujë në Fushë-Krujë

3 Shkurt 2021, 08:57
  1. Niveli i lumit Ishëm ka rënë gjatë natës dhe uji është tërhequr në 90% të sipërfaqes së përmbytur. Vijon të ketë prezencë uji nëpër arat e fshatit Murqinë dhe Mallkuç ku sipërfaqja prej dhjetra hektarësh tokë bujqësore vijon akoma të jetë nën ujë si pasojë e kanaleve kulluese të cilët nuk kryejnë funksionin e tyre pasi kanë mbi 3 dekada pa pastruar.