Reshjet çojnë në kuotat maksimale liqenin e Fierzës

20 Mars 2018, 18:05 | Përditesimi: 20 Mars 2018, 18:07

Nė Kukės, reshjet e shiut nė 24 orėt e fundit kanė rritur intesitetin e rėnies e bashkė me ta edhe prurjet nė liqenin e Fierzės, qė tashme i kane kaluar 800 meter kub ujė nė sekondė. Kuota e liqenit ka shkuar 296 metra e cila njihet si pika e lejueshme dhe standarte e kuotės maksimale.

Rritja e liqenit tė Fierzes dhe reshjet me intesitet tė shiut kanė bllokuar rrugėn dhe si pasojė kanė mbetur tė bllokuar 20 familje tė fshatit Breg-Lum nė Kukės. Tokat bujqėsore janė tė pėrmbytura nga fryrja e liqenit. Banorėt e zonės lėvizin me varka pėr tė hyrė e pėr tė dalė nga fshati, pasi sasia e madhe e ujit nuk lejon levizjen e tyre.

Gjithashtu prurjet e mėdha nė liqenin e Fierėz kanė sjellė me vete edhe mbeturina tė shumta, gjė qė ėshtė rrezik pėr infeksione dhe sėmundje ndaj banorėve tė zonės. Sa i pėrket akseve rrugore qė pėrshkojnė Qarkun e Kukėsit , vazhdojnė tė jenė nėn fenomenin e rėnies sė gurėve e dherave. Ndėrkohė edhe nė Durrės ka pasur probleme sa i pėrket situatės sė pėrmbytjeve.