Reshjet e dëborës në Elbasan/ Bllokohet brenda shtëpisë, 25-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të dytë falë ndihmës së stafit mjekësor

9 Janar 2019, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2019-01-09 21:08:32

Një nënë e re, e cila është bllokuar nga dëbora brenda shtëpisë, ka lindur këtë të mërkurë fëmijën e saj të dytë në fshatin Labinot-Katund falë ndihmës së stafit të Qendrës Shëndetësore së Elbasanit. Luljeta Coca është ndihmuar nga një infermiere e kësaj qendre shëndetësore, e cila është transportuar në zonën e thellë malore nga një ambulancë që ka qarkulluar me zinxhirë. Report Tv mëson se 25-vjeçarja ka lindur pa ndërlikime dhe se është transportuar më pas në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm .