Reshjet e dendura të shiut/ Rriten prurjet në lumin Drin e Mat, s’ka rrezik për dalje nga shtrati! Probleme me energjinë në disa zona

25 Janar 2021, 08:53

Nga moti i keq janë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona në Lezhë, ndërsa grupet e punës së OSHEE ndodhen ne terren për riparimin e defekteve. Reshjet e shiut të renë gjatë natës kanë rritur prurjet e lumenjve Drin dhe Mat, por sipas të dhënave nuk ka rrezik për dalje te tyre nga shtrati.