Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku më problematike situata vijon të jetë në Obot dhe Dajç, ku ka shumë sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur. Në Lezhë reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme.
