Reshjet e shiut në Korçë/ Rrëshqitje dherash e prezencë uji në Moglice, Pustec, Pogradec

10 Janar 2021, 11:34

Në qarkun e Korçës në disa akse rrugore ka rrëshqitje dherash e gurësh, si dhe prezence të ujit. Në urën e fshatit Tac i poshtëm, Ersekë, nga reshjet e shiut janë grumbulluar mbeturina të ndryshme  duke rritur nivelin e ujit dhe po punohet për pastrimin e tyre

Në fshatin Qafëzës ka rritje të nivelit të prurjes së ujit në lumin Osum.

Në dalje të fshatit Moglicë në një pjesë të rrugës nacionale ka shkarje gurësh e dherash, po punohet për pastrimin nga kompania koncesionare.

Në Bashkinë Pustec, në disa pjesë të rrugëve, ka dalje të ujërave mbi rrugë po punohet me një mjet për pastrimin e kanaleve anësore të rrugës.