Reshjet e shiut 'pushtojnë' dhe Kukësin, probleme të vogla në qarkullimin e makinave

5 Gusht 2020, 08:45

Pas disa muajve thatësirë, reshjet e shiut në Kukës kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Ndërkohë, edhe basenet kryesore të qytetit që furnizojnë me ujë të pijshëm janë mbushur plot, duke bërë që banorët të mos kenë mungesa siç kanë ndodhur në dy muajt e fundit. Megjithatë, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore dhe dytësore si pasojë e amortizimit, ku ka pasur edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.