Respektimi i rregullave, tregu i Shkodrës blindohet nga ushtria dhe policia

6 Prill 2020, 09:36 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 09:37:34

Jo vetëm Tirana! Edhe tregu i qytetit të Shkodrës është "blinduar" nga policia dhe ushtria, për të shmangur një panoramë të ngjashme me atë që u pa dje në tregun e Kombinatit. Nisur nga fakti se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar, janë marrë masat që rregullat të zbatohen me detyrim, e jo më t'u lihet në dorë atyre. Në treg lejohet vetëm hyrja e personave që janë pajisur me leje për të dalë nga shtëpia.