Restaurimi i Xhamisë së Plumbit/ Rama: Të bëhet kopsht me pemët që përmenden në Kuran

18 Mars 2021, 15:03

SHKODËR- Projekti që i jep fund përmbytjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër është gati për t'u vënë në zbatim, i cili është prezantuar ditën e sotme nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti. Gjatë inspektimeve të kësaj xhamie, së bashku me kryeministrin Edi Rama, Margariti tha ky projekt është i rrallë, pasi për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth. Ajo garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.

"Do të ketë një gardh, një panel alumini i cili do të ngrihet në momentin e shtimit të fluksit të shirave dhe do të bëjë të mundur moslejimin e mbushjes me ujë të gjithë zonës. Projekti rishikon edhe mundësinë përtej restaurimit të xhamisë. Nuk do të ketë tjetërsime dhe nuk do të ketë element çemetoje në ndërhyrje. Pjesa më delikate do jetë restaurimi i pjesës së jashtme, nuk do jetë një projekt thjeshtë restaurimi, por edhe me ndihmën e gjeologëve. Është hera e parë që bëjmë një restaurim të këtij modeli, që nuk bazohet vetëm në restaurimin e xhamisë, por zonës përreth. Kemi një zonë që kjo është xhamia kryesore, por kemi një xhami afër dhe disa rrënoja mbetje arkeologjike ", tha Margariti.