Restaurohet kisha 8 shekullore e Shën Ndout, fra Jaku: Bota i ruante, komunizmi i shkatërronte, jemi drejt një ecje të re! Ministrja: Bashkë për kulturën

28 Maj 2022, 20:30

Këtë të premte u përurua restaurimi i Kishës 800-vjeçare të Shën Ndout në Kep të Rodonit. Monument kulture e objekt i veçantë kulti, përfundimi i punimeve bëri bashkë ministren e Kulturës, ambasadorin gjerman e qytetarët, ndërsa famulltari shpreh dëshirën edhe për një kërkesë të fundit për rregullimin e manastirit që gjendet pranë objektit.