Restoranti në Kukës hap dyert për prekurit nga tërmeti/ Durrsaku: Gjetëm një strehë të ngrohtë

30 Nëntor 2019, 10:59

Një bar restorant në Kukës ka hapur dyert për familjet e prekura nga tërmeti. Një qytetar nga Durrës tregon se ka gjetur një strehë të ngrohtë dhe do  vijojë të qëndrojë atje derisa të largohet rreziku.

"Vij nga Durrësi. Kemi tre ditë këtu. Kemi gjetur një strehë të ngrohtë. Vijmë nga një torturë e madhe por këtu gjetëm një strehë të ngrohtë. Patëm oferta edhe nga të afërmit. Kukësin po e shkel për herë të parë. Tani jam bërë qytetar i këtij qytetit dhe tani do vij më shpesh. Këtu fëmijët gjetën qetësi shpirtëore. Të harrojnë atë që përjetuam atje. Do vazhdojmë të qëndrojmë derisa gjendja të stabilizohet por Kukësi do të mbetet një kujtim i veçantë në jetën tonë", thotë banori.