Revoltohet Everton, Moise Kean thyen karantinen, party në shtëpi me disa femra

26 Prill 2020, 14:14

Futbollisti 20-vjeçar i Evertonit, Moise Kean, i blerë me bujë verën e kaluar nga Juventusi, ka pushtuar faqet e para të gazetave ditën e sotme në Angli. Sulmuesi nuk ka dashur t'ia dijë për karantinën dhe rregullat për koronavirusin, duke organizuar një parti në shtëpinë e tij në Chesire, ku të ftuara ishin gjashtë femra, të cilat mendohet se janë modele.

Fotot e festës u zbuluan pasi sulmuesi italian i postoi në një grup në 'snapchat', nga ku më pas dolën. Kuptohet që gjatë partit nuk është respektuar asnjë masë sigurie, pasi sulmuesi duket duke qëndruar mjaft pranë me modelet. Mediat britanike shkruajnë se nuk kanë munguar as puthjet mes tyre. Grupi në 'snpchat' është quajtur 'karantinë e pastër', duke ironizuar kështu me rregullat e vendosura nga autoritet.