Revoltohet Kujtim Gjuzi: Ramën e njoh që në rini, di vetëm të bëjë shaka

28 Maj 2020, 13:13

Deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi kryeministrin Edi Rama se prej 7 vitesh nuk ka rritur pensionet dhe se ka dhënë vetëm PPP. "Kryeministri me fyerje, shantazh kundër deputetëve. Ai atë di prej vitesh, ne që e njohim që në rininë e tij, vetëm të bëjë shaka dhe sarkazma. 7 vite zero rritje pensioneve, vetëm PPP. Kaq kemi ne të opozitës për të folur 2 minuta, le të flasin të tjerët socialistët nga 10-20 minuta" tha Gjuzi.