'Revolucioni digjital', Rama: Transformimim rrënjësor i marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve

12 Janar 2020, 13:28

Kryeministri Rama shprehet se revolucioni digjital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare.

Në një postim në facebook kreu i qeverisë ka treguar se deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës.

"Revolucionidigjital2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare.

Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës.

 Ja një nga plot shembujt e bllokut të parë të aplikimeve online për shërbime që deri dje, merrnin kohë, kushtonin para, stresonin qytetarët në radha dhe ecejake të panumërta:

Më shumë se 40 mijë maturantë kanë mundësinë që këtë vit përmes platformës  e-Albania q wtw marrin informacione online dhe në kohë reale, si vërtetimin e notave të maturës.

Në përfundim të provimeve të maturës ata mund të kërkojnë një kopje testi të provimit të tyre duke aplikuar online brenda pak minutash, pa asnjë dokument shoqërues", shkruan Rama.

E.D./Shqiptarja.com