Kjo për shka të përfshirjes së bashkëshortit të saj Ermal Hoxhës në trafik droge. Ajo është largua prej kohësh nga muzika duke iu dedikuar biznesit të saj. Ndërkohë një video e publikuar na kthen pas në kohë, kur muzika ishte synimi i saj parësor.
Ishte koha kur Rezarta Shkurta merrte pjesë në ‘Ethet e së Premtes’ dhe stononte tmerrësisht.
Nga konkursi i talenteve të rinj nën drejtimin e moderatori Adi Krastës dhe para jurisë të përfaqësuar nga Shpëtim Saraçi, Zerina Kuke, Zhani Ciko dhe Elton Deda ja dolën të triunfonin shumë zëra që tashmë kanë sukses në skenën shqiptare.
Por një video e publikuar tregon se si dukej Rezarta Shkurta, këngëtarja që hoqi dorë nga muzika para disa vitesh. Zëri i saj ishte stonues aq sa detyroi anëtaren e jurisë, Zerinën t’a ndërpriste. Dhe sigurisht nuk u pranuar për të vazhduar garën.
Ndërsa për pamjen e jashtme ajo i qëndron shumë larg Rezartës që është sot. Edhe pse Rezarta është larguar nga skena ka lënë disa tituj këngësh që të gjithë mund t’i kujtojnë si: ‘Budallaçkë e vogël’, ‘E dehur”, ‘Iki Larg’.
