Rezoluta e Kuvendit për 'Kushtetuesen'/ Basha: E pavlefshme, s'kemi parlament!

15 Nëntor 2019, 19:28

Duke u ndalur te rezoluta që votoi ditën e sotme Kuvendi ku argumenton pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, Basha e cilësoi si të pavlefshme, sipas së cilit është votuar nga disa "pseudoparlamentar".

"Nuk ka parlament, por strehë të parlamentarëve, që nuk e dimë kush janë aty, por e dimë kush i ka çuar dhe ka disa pseudoparlamentar për të gënjyer vetveten. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është i pavlefshëm", tha Basha.