Rezoluta për RTSH-në, Ruçi kritika të forta: Kam tre shqetësime, mos ejani me raportime formale

25 Prill 2019, 12:37

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u diskutua edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) për vitin 2018. Kryetari i Kuvendit, Ruçi ngriti tre shqetësime. Ai tha se zgjedhësit janë të shqetësuar, pasi nuk i ndjekin të gjitha kanalet, pavarësisht se paguajnë 12 mijë lekë. Dy shqetësimet e tjerë të drejtuesit të Kuvendin ishin lidhur me kanalin që transmeton Kuvendin dhe e treti që ka të bëjë me mundësimin e ndjekjes së TVSH-së për personat me aftësi të kufizuar përmes gjuhës së shenjave.

"Duke ndjekur raportin. Do të ngre cështje. Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe po na kanë ndjekur pyesin cfarë po raportoni kur Televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë nuk i ndjek dot ato dhe ju flisni për paradat dhe sukseset tuaja. Apo jo zoi Musa? (Musa Ulqini) Ke televizor të teknologjisë së fundit, unë flas për ata që nuk kanë televizorin tënd dhe timin, me 10 mijë lekë është i vetmi kanal që taksapaguesit shqiptar janë aksionerë në financat e TVSH-së dhe e paguajnë ata, 12 mijë lekëshin.

Prandaj duhet të përfshiheshin në të gjithë debatin. E dyta vërtitet një kanal tjetër, RTSH Kuvend, diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten kur do të transmetohet në mënyrë permanente. Një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara dhe kërkojnë kur TVSH do na mundësojë të ndjekim Kuvendin përmes gjuhës së shenjave. Prandaj raportimet dhe rezolutat nuk duhet të jenë formale por efektive, brenda shqetësimeve që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur
" deklaroi Ruci.