Rezoluta për Srebrenicën, Balla në Kuvend: Rezoluta është zemra dhe shpirti i shqiptarit për të nderuar viktimat e krimit

7 Korrik 2022, 11:20

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në seancë plenare sot se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë i bën nder Kuvendit.

“Fatkeqësisht gjenocidi u ringjall së fundmi edhe në Ukrainë. Sot jemi këtu për të kujtuar dhe për të shprehur dhimbjen më të thellë për të gjitha ato viktima. Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo lloj forme folklorizmi apo protagonizmash bajate. Kjo rezoluta është zemra e shqiptarit.

Evropa dhe kombet e Bashkuar dështuan me turp ta parandalojnë atë masakër, teksa gjenocidi në Srebrenicë do të mbetet si një plagë në mes të Evropës. Presidenti i SHBA Joe Biden do të ishte një zë i vetëm që kërkoi parandalimin në Srebrenicë plot 2 vite e 3 muaj në kohën kur ishte senator. Të ofendosh këtë gjenocid është një ofendim i madh që fyen vlerat më të larta. Vetëm duke njohur të vërtetën qytetarët e Bosnje Hercegovinës arrijnë bashkëjetesën e paqtë”, tha Balla.