Rezoluta për Srebrenicën, ministrja e Jashtme: Jo për protagonizëm politik por si kontribut për harmoninë në rajon

7 Korrik 2022, 11:32

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka thënë sot se Shqipëria e ka dënuar në vazhdimësi krimin e madh serb në Bosnjë Hercegovinë por Rezoluta që është paraqitur sot në Kuvend i jep një tjetër dimension qëndrimit të vendit tonë.

“Unë dua t’i përgëzoj kolegët për këtë nismë. Kjo rezolutë mbështetet në dokumentet ndërkombëtare, por mbi të gjitha kjo është një nismë që vjen si një kulmin në qëndrimet e kahershme të Shqipërisë për dënimin e këtij krimi por edhe krimeve të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë apo në Kosovës. Nuk është hera e parë që e dënojmë këtë masakrën. E kemi mbajtur në mënyrë të përvitshme duke iu bashkuar deklaratave të BE-së në ccdo përvjetor, edhe gjatë drejtimit të OSBE i kemi mbajtur këto qëndrime. I kemi mbajtur jo për protagonizëm por sepse këto krime duhen dënuar, pasi ndryshe rajoni nuk do të njihte kurrë harmoni dhe bashkëpunim. Të mos e përdorim këtë rezolutë se armatim për përfitime politike”, ka thënë Xhaçka.