Rezultoi e prekur me koronavirus, gruaja nga Berati transportohet te Infektivi

24 Mars 2020, 21:34

44-vjeçar që rezultoi e prekur me koronavirus nga Berat, në fshat ku ishte kthyer pasi në Tiranë u mbyll gjithçka, mbrëmjen e sotme është transportuar me ambulancë drejt Infektivit në QSUT për ndihmë mjekësore. Sa i përket burrit dhe djalit të saj, mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, të vetëizoluar.