Riatdhesimet/ 129 shqiptarë mbërrijnë në Rinas nga Franca, karantinohen në Durrës! Brukseli shtohet në listën e udhëtimeve

23 Prill 2020, 20:44

Pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 129 shqiptarë nga Franca.

Riatdhesimet në vendin tonë, vijojnë që prej ditës së shtunë ku fillimisht nisën me Stambollin e Romën e më pas me Milanon, Barin e Frankfurtin.