Riatdhesimet, mbërrin avioni me shqiptarët nga Roma

18 Prill 2020, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2020-04-18 20:39:06

110 persona kanë prekur tokën shqiptare pas riatdhesimit nga Roma. Avioni i "Air Albania" ka mbërritur në Rinas, ku në pistë janë duke pritur edhe autobusët që do të bëjnë shoqërimin e tyre drejt hoteleve karantinë në Durrës.