Riatdhesimet/ Për herë të parë hotel karantine edhe në Shëngjin, mbërrin grupi i emigrantëve...banorët e zonës kundër

30 Prill 2020, 17:04

SHËNGJIN- Edhe Shëngjini është kthyer në vend karantinimi për personat që kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila bën me dije se personat e parë kanë mbërritur një natë më parë, ndonëse ende nuk ka shumë informacion lidhur se sa persona bëhet fjalë apo nga cili shtet vijnë, detaje këto që priten të mësohen në orët në vijim. Ky grup emigrantësh janë akomoduar në një nga hotelet e zonës. Kjo gjë ka sjellë kundërshtinë e bizneseve dhe banorëve të zonës përreth.