Riatdhesimi i anuluar për herë të katërt, boksierët shqiptarë në Britani: Udhëtuam me shpenzimet tona

29 Mars 2020, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 16:54:46

Prej datës 13 mars Krenar dhe Rexhildo Zeneli, dy boksier shqiptarë nga Vlora ndodhën të bllokuar në Britani ku kishin udhëtuar për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin Europian dhe për të siguruar pikët për Lojrat Olimpike. Për shkak të Gripit te ri Europiani u ndërpre dhe boksierët në një intervistë për 'report tv' tregojnë se disa herë u është shtyrë udhëtimi:

"Ky ka qenë rasti i katërt që na është anuluar fluturimi. Mbrëmë na lajmëruan që është shtyrë fluturimi dhe nuk dihet. Rreth ditës së enjte ose të premte do të kemi sërish kontakt me ta. Por as këto ditë nuk dihen të sigurta për kthimin. Presim një njoftim të dytë. Nuk është asgjë e sigurt."