Riatdhesimi, vjen grupi i parë i shqiptarëve nga Stambolli: Ishte shumë kollaj, tani 14 ditë në hotel

18 Prill 2020, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-18 21:49:04

Sot në mëngjes në orën 09:25 ka mbërritur grupi i parë i shqiptarëve nga Stambolli. Pas riatdhesimit shqiptarët, të pajisur me maska dhe doreza u kontrolluan nga mjekët dhe infermierët në aeroport për të parë nëse kanë simptoma të koronavirusit, ndërsa më pas u drejtuan me autobus për në dy hotelet e Durrësit për të qëndruar 14 ditë në karantinë.