Riatdhesimi/Balluku: Operacion delikat, s’do tolerojmë thyerjen e masave! Do aplikojmë çmime minimale

16 Prill 2020, 12:00

Ministrja e Transportit Belinda Balluku tha se operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve është një operacion delikat që do të bëhet nën masa të rrepta mbrojtëse për mbrojtjen e shëndetit të udhëtarëve. Ajo tha se do aplikohen çmime minimale biletash nga Air Albania, ndërsa shpjegoi të gjithë procedurën se si mund të aplikohet. Balluku tregoi dhe destinacionet ku Air Albania  nis fluturimet këtë të shtunë drejt Romës dhe më pas vijohet me Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër, destinacione që sipas ministres u japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar.