Riatdhesohen rreth 200 shqiptarë nga Kroacia! Qytetarët: na kanë lënë në qiell të hapur, më mirë të na linin atje

28 Mars 2020, 23:13 | Përditesimi: 28 Mars 2020, 23:20

Një avion me rreth 200 shqiptarë është rikthyer mbrëmjen e sotme nga Kroacia. Ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas. Në një prononcim për Report TV, qytetarët shprehen se u është premtuar nga ambasada që do i dërgojnë të gjithë në shtëpi, madje u janë marrë edhe adresat, por më pas me të mbërritur ne aeroport janë lënë në qiell të hapur. Ndërkohë ata shprehen se u është matur temperatura, por nuk ka pasur asnjë këshillim nga ata e stafit mjekësor se si duhet të veprojnë. Madje njëri prej tyre tha se nuk u është komunikuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.

"Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Kemi qenë 300-400 persona, por tani jemi lënë në qiell të hapur. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kënë bërë kontrolle thjesht temperatura"

r.k./Shqiptarja.com