Riatdhesohen rreth 200 shqiptarë nga Kroacia! Qytetarët: na kanë lënë në qiell të hapur, më mirë të na linin atje

29 Mars 2020, 20:43

Një avion me rreth 200 shqiptarë është rikthyer mbrëmjen e sotme nga Kroacia. Ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas. Në një prononcim për Report TV, qytetarët shprehen se u është premtuar nga ambasada që do i dërgojnë të gjithë në shtëpi, madje u janë marrë edhe adresat, por më pas me të mbërritur ne aeroport janë lënë në qiell të hapur. Ndërkohë ata shprehen se u është matur temperatura, por nuk ka pasur asnjë këshillim nga ata e stafit mjekësor se si duhet të veprojnë. Madje njëri prej tyre tha se nuk u është komunikuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.