Richard Grenell në Prishtinë : Të hiqet taksa me Serbinë

23 Janar 2020, 12:55

I dërguari special i Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka mbërritur në Prishtinë.

Grenell do të zhvillojë sot një darkë pune me Presidentin Hashim Thaçi ku mendohet se temë e diskutimeve do të jetë marrëdhënia me Serbinë dhe vazhdimi I bisedimeve të mbetura pezull mes dy vendeve që prej vendosjes së taksës 100% nga ana e Kosovës për mallrat serbe.Grenell nesër do të takohet mekrerët e partitive politike për të biseduar rreth krijimit të institucioneve.

Ai gjithashtu nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandër Vuçiç.