Richard Grenell: Tarifat të hiqen plotësisht, Albin Kurti po bën gabim serioz

28 Shkurt 2020, 12:49

Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media. Një vendim të tillë e ka mirëpritur edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së.