Riciklusit kunder inceneratorëve/ Ceko: Në kundërshtim me direktivat e BE

17 Mars 2019, 22:39

Shqipëria gjeneron 1.5  milionë ton mbetje në vit, për të cilat menxhimi nuk është efiçent. Drejtori i Qendrës Shqiptare të Riciklimit të mbetjeve Enriko Ceko për Report Tv pohon se icenerimi në vend po kryhet në kundërshtim me direktivat e BE.

‘’Në Shqipëri  çdo vit gjenerohen rreth 1.4- 1.5 tonë mbetje. Ka shumë probleme me menaxhimin  e mbetjeve dhe incenerimi është në  kundërshtim me direktivat e BE-së. Mbas refuzimit vjen ripërdorimi, pjesa më e madhe  e mbetjeve në vendin tonë janë të riciklueshme. 750 mijë ton janë  mbetje organike, të cilat mund të shkojnë në procesin e komponstimit. Inisiativa e ngritjes së biznesve, të cilat do të prodhojnë plehra për sektorin  e bujqësisë do të ishte një mundësi shumë e mirë. Pjesa tjetër janë mbetje plastike, të cilat duhet të riciklohen’’ ka thënë Ceko.