Rifillimi i futbollit/ Bundesliga e Premier janë gati, ja situata në Europë

1 Maj 2020, 14:39

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka prishur planet e futbollit në ligat më të rëndësishme evropiane. Federatat, ligat së bashku me mjekët dhe politikën në çdo vend po punojnë për të rifilluar futbolli. Nëse Seria A pritet të rikthehet në mesin e qershorit Bundesliga dhe Premier League janë më optimiste dhe janë gati të rifillojnë.