Rihapet tenderi për ndërtimin e banesave individuale të shembura nga tërmeti

29 Prill 2020, 15:30

TIRANË- Pas dështimit të tenderit të parë për rindërtimin e 2500 banesave individuale Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rihapur përsëri tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e banesave të dëmtuara dhe shembura si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Tenderi është rishpallur në Agjencinë e Prokurimeve publike dhe është me fond limit 6.186 miliardë lekë pa TVSH.

Sipas dokumenteve shoqëruese të tenderit ndërkombëtar janë dy versione që mund të ndiqen, për ndërtimin e këtyre banesave. Në versionin e parë parashikohet ndërtimi i banesave individuale (1+1, 1+2, 1+3) me metodologji modulare, me konstruksion metalik parafabrikat dhe panele parafabrikate fiber cimento (antisizmike, eficience te larte energjie). Ndërsa në versionin e dytë ndërtime sipas projekteve tradicionale.