Rihapja e dentistëve me masat e reja/ Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Do rrisim çmimet, kostot janë shtuar

7 Maj 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-05-07 20:17:42

TIRANË- Situata e COVID-19 duket se do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të shërbimeve stomatologjike. Ky fakt është pohuar nga vetë Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, gjatë një lidhje live për Report Tv. Sipas tij, gjithçka është rrjedhojë e kostove të shtuara dhe dentistët janë të lirë të vendosin për çmimet.

"Këto kushte të shtuara kanë edhe kosto të shtura. Çdo klinikë dentare, çdo dentist është i pavarur tek fatura, rregullat e tregut. Është shërbim i lirë dhe çmimet përcaktohet nga vetë dentisti. Disa e marrin për bazë disa se marrin. Shërbimi i dentistëve në kohë COVID-i ka kosto të shtuar.  Unë nuk kam të drejtë të referoj asnjë çmim. Çdo dentist është i lirë tek klinika e tij të afishoje vetë çmimet, sipas kostos, sipas interesave të tyre", tha Deda.