Rihapja e shkollave, PD: Qeveria asnjë plan masash, boll me fjalë dhe shfaqje, koha nuk pret

19 Gusht 2020, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2020-08-19 14:46:02

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se qeveria nuk ka asnjë plan për rifillimin e shkollave në shtator.

"Jemi shumë prapa Kosovës, ku ministri, homologu i ministres Shahini ku prej javësh ka bërë publikë udhëzuesin e detajuar, planin e masave, ka bërë disa dëgjesa, ka miratuar buxhet shtesë për të përballuar situatën e COVID-19 në shkollat në Kosovë", thotë Vokshi.

Ajo ka drejtuar një sërë kërkesash për Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që sipas saj hapja e shkollave të mos rezultojë një katastrofë shëndetësore.

"Boll me fjalë dhe shfaqje. Koha nuk pret", thotë Vokshi.