Piramida e Tiranë do të shndërrohet në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Ditën e sotme ka nisur puna për zbatimin e projektit më të vështirë dhe ambiciozin siç e cilësoi edhe kryeministri Rama. Piramida do të ketë 18 salla, ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë, ndërsa projekti është i studios së famshme holandeze MVRDV.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se godina e veçantë e Piramidës shkarkoi vështirësi për të realizuar në projekt që jo vetëm do të ruante atë arkitekturë unike por dhe do të ushtronte funksione të ndryshme brenda saj, pasi hapësirat ishin shumë kufizuese. Rama tha se sot ajo do të kthehet nga një muze i Enver Hoxhës në një qendrën më të madhe dixhitale, ku do të përgatisë me mijëra të rinj në botën dixhitale duke i bërë ata të aftë të hyjnë në tregun global të punës dixhitale, ku pagesat janë me mijëra euro.
Rama tha se sot ky projekt jo vetëm i qëndron kohës, por ,i shërben të rinjve dhe për ti kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë.
Edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim tha se Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.
Për kryebashkiakun Erion Veliaj brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan dhe se do të mikpresë 3 mijë të rinj, që do të studiojnë gjuhën e kodimit.
