Rikonfirmohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

26 Janar 2021, 18:32

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vendimin e institucionit njëjtë si në atë të KQZ-së Kosovës nuk lejohet certifikimi i kandidatëve për deputet të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi Murtezit.

Ndalimi i kandididimit të Kurtit vjen pasi në Shtator të 2018, kreu i Vetëvendosjes ka marrë një dënim të formës së prerë dhe në bazë të Kushtetutës së vendit çdo person për të cilin ka një vendim të formës së prerë tre vitet vitet e fundit nuk ka mundësi të kandidojë.