Rikonstruksioni i Bylis/ Drejtori i teatrit: Numri i paktë i aktorëve, shqetësues

25 Dhjetor 2018, 17:23

Gjatë gjithë vitit në Teatrin “Bylis” në Fier janë prezantuar në skenë rreth 35 shfaqje. Por, për realizmin e këtyre shfaqjeve hera-herës u është dashur që të marrin edhe aktorë “hua”, pasi trupa e aktorëve përbëhet vetëm nga pesë veta. Drejtori i Teatrit, Astrit Hasani flet për punën e bërë gjatë një viti, në qytetet e tjera të vendit, por edhe jashtë, në Itali.

Që nga muaj shkurt i vitit 2018 ka nisur rikonstruksioni i Teatrit Bylis në Fier. Megjithatë ne nuk e kemi pushuar punën, trupa e teatrit tona ka dhënë shfaqje në të gjitha festivalet, brenda edhe jashtë vendit. Numri i aktorëve është paksa i zvogëluar ne jemi vetëm pesë veta. Unë si drejtor nuk e shikoj të arsyeshme këtë, ne kemi bërë kërkesa për të përballuar shfaqjet, me mbarimin e rikonstruksionin e teatrit.

Astrit Hasani, Drejtori i Teatrit Bylis në Fier

Drejtori ka bërë kërkesë edhe në bashki për shtimin e numrit të aktorëve 

Megjithatë e kemi përballuar, duke marrë aktorë nga trupat e tjera. Pra në këtë mënyrë kemi vepruar përherë edhe para se të niste rikonstruksioni, por është i domosdoshëm që të kemi një numër stabël. Unë e kam bërë kërkesën pranë bashkisë, por më kanë thënë që me mbarimin e rikonstruksionit dhe do të bëhet një rishikim. Kemi dhënë rreth 35 shfaqje, në turne edhe në festivale. Kemi shfrytëzuar të gjitha bashkitë që mbulon rrethi i Fierit. Në teatër ka vetëm një regjisor, por sipas kërkesës që ne bëjmë vijnë regjisor nga jashtë. Kështu funksionon. Madje në shfaqjet e fundit që ne jemi paraqitur ën festival, ato kanë qenë produkt i regjisorit tonë. Nuk është e domosdoshme që të shtyhet kjo, sepse trupat e teatrit kështu funksionojnë në bazë të projekteve.

Astrit Hasani, Drejtori i Teatrit Bylis në Fier

 

Rikonstruksioni është në fazën e fundit.

Tashmë është në hapat e fundit, flas për ato që janë në eficensë të teatrit, salla edhe skena, pritet vetëm arredimi i tyre. Pritet me ditë, siç edhe na kanë bërë të ditur nga Bashkia që të nis faza e tretë, që do të bëhet në anët e jashtme të Teatrit. Këto i vënë kyçin rikonstruksionit të teatrit, por s’mund të flas për një afat.

Astrit Hasani, Drejtori i Teatrit Bylis në Fier

 

Artistët shpresojnë që të kthehen në shtëpinë e tyre gjatë dy muajve të parë të vitit 2019.