Rikthehen në atdhe 5 shqiptarët nga kampi në Siri! Rinasi 'pushtohet' nga familjarët të 'djegur' nga malli!

27 Tetor 2020, 17:27 | Përditesimi i fundit: 2020-10-27 20:02:00

TIRANË- Zemra filloi t'u rrihte shumë shpejt sapo në qiell u shfaq avioni i 'Air Albania' në Rinas. Pritjes disa vjeçare i erdhi fundi dhe sot Endri Dumani, Floresha Rasha së bashku me tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe u rikthyen në atdhe, krah familjarëve të tyre. Vitet në kampin famkeq në Siri, AL-Hol tashmë do i përkasin së shkuarës dhe një jetë e re i pret në atdhe. Si asnjëherë tjetër, sot Rinasi u "pushtua" me familjarë të "djegur" nga malli e "të veshur" me shpresën që s'iu shua kurrë.5 shqiptarët e nxjerrë nga kampi Al-Hol mbërrijnë në Rinas. Familjarët nuk fshehin emocionet. Nga kampi u nxor Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe si edhe Endri Dumani. Të pranishme përveç kryeministrit Edi Rama janë edhe dy ministret, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.