Rikthehen netët turistike në Shëngjin, pushuesit 'pushtojnë' shëtitoren e plazhit

12 Korrik 2020, 18:05

Ky është Shëngjini në mbrëmje. Fundjava ka sjellë fluks vizitoresh në këtë zonë turistike ku syri të sheh shumë të rinj.Shëtitorja e plazhit është çliruar nga tregtarët ambulantë, ndërsa dhe rruga përbri saj është vënë në funksion të pushuesve, pasi në mbrëmje bllokohet qarkullimi i automjeteve.Gjithashtu është vendosur sistem i ri edhe aty ku më parë mungonte plotësisht. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thotë se krijimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve është detyrim pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia COVID-19.