Rikthehen reshjet e borës në Dibër

21 Mars 2021, 08:48 | Përditesimi i fundit: 2021-03-21 08:49:42

Rikthehen reshjet e borës në qarkun Dibër. Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që vende-vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

Trashësia e borës në zonat malore i kalon 20cm. Disa rrugë rurale që lidhin njësitë administrative, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, Ura e Çerenecit-Librazhd dhe rruga Peshkopi-Kukës.